NJOFTIM Print

Shoqata Dentare Shqiptare në bashkëpunim me Shoqatën e Stomatologëve të Republikës së Kosovës dhe Shoqëria Stomatologjike Shqiptare e Maqedonisë, organizon KONGRESIN E KATËRT MBARËSHQIPTAR TË STOMATOLOGJISË (4th Pan Albanian Dental Congress) i cili do të zhvillohet në Tiranë, më 5, 6 dhe 7 Nëntor 2015.
Ky Kongres Mbarëshqiptar vjen një herë në 2 (dy) vjet dhe është më i rëndësishmi i llojit të vetë në trevat shqiptare. Qëllimi i këtij eventi është shkëmbimi i eksperiencave studimore, klinike dhe teorike, në fushën e stomatologjisë ndërmjet profesionistëve në rang mbarëshqiptar e më gjerë. Profesorë shqiptarë e të huaj do të jenë pjesë e këtij aktiviteti shkencor.
Ftojmë të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të referojnë punimet e tyre në këtë Kongres, të vizitojnë faqen e internetit www.shdsh.org për kriteret e përgatitjes së abstraktit. Afati i dorëzimit të abstraktit është data 15 Shtator 2015.
Gjithashtu, ftojmë të gjitha Kompanitë Distributore dentare dhe farmaceutike, që janë të interesuar për të marrë pjesë në panair të na kontaktojnë për të rezervuar hapësirën në postën elektronike: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .